Vetëm për kompani Rent a Car

Sistemi Rental
të sjell rezervime, jo dhimbje koke

Temë 100% custom në WordPress — super e shpejtë, me pagesa online, njoftime automatike dhe menaxhim të thjeshtë. E përdorur nga kompani rentali anembanë botës.

Nga €20/muaj · ose €1499 njëherë e përgjithmonë

Super i shpejtë Pok · Stripe App — Së Shpejti
Faqja kryesore e sistemit rental me formën e rezervimit dhe flotën e makinave
Veçoritë

Gjithçka që i duhet biznesit tënd të rentalit

Pa plugin-e të rënda, pa page builder. Kod i pastër, i ndërtuar vetëm për një gjë: të japësh makina me qira.

Super i shpejtë

Temë e shkruar me dorë, e optimizuar me WebP & cache — faqja hapet sa hap e mbyll sytë, edhe në 4G.

Pagesa Pok & Stripe

Klientët paguajnë online me kartë ose Pok — direkt në llogarinë tënde, pa komisione të fshehura nga ne.

Njoftime automatike

Çdo rezervim të vjen menjëherë në Email, WhatsApp dhe Telegram. Ti dhe klienti — të njoftuar në sekondë.

Checkout i lehtë

Klienti zgjedh datat, makinën dhe paguan në pak klikime. Më pak hapa = më shumë rezervime të mbyllura.

Menaxhim i thjeshtë

Flota, çmimet sezonale, porositë dhe disponibiliteti — gjithçka nga një panel i vetëm, pa mister.

App iOS & Android — së shpejti

Menaxho faqen dhe rezervimet direkt nga telefoni, kudo që të jesh. Në zhvillim e sipër!

Seksioni i flotës me kategoritë Economy, Standard dhe Premium dhe çmimet për ditë
Si duket

Flota jote, e paraqitur si në showroom

  • Kategori flote: Economy, Standard, Premium
  • Çmime dinamike sipas sezonit dhe ditëve
  • Kilometra pa limit, extras dhe siguracione
  • Blog i integruar për SEO & guida udhëtimi
  • Shumë gjuhë: Shqip, Anglisht, Italisht e më shumë
Mobile First

Perfekt në telefon — aty ku rezervojnë klientët

  • Formë rezervimi e madhe, e qartë, me një gisht
  • Butoni WhatsApp gjithmonë i dukshëm
  • Fotot e makinave të optimizuara për shpejtësi
  • I gatshëm për Google — strukturë SEO e pastër
Pamja mobile e faqes kryesore me formën e rezervimit
Pamja mobile e listës së makinave me çmime
<1s
Kohë ngarkimi e synuar
24/7
Rezervime online
3
Kanale njoftimesh
Makina në flotë
Çmimet

Thjesht. Pa surpriza. Zgjidh vetë.

E njëjta fuqi në të dyja — ndryshon vetëm mënyra si paguan.

Me qira
€20/muaj
  • Sistemi i plotë rental
  • Hosting-u & përditësimet — të përfshira
  • Suport në shqip, direkt në WhatsApp
  • Anulo kur të duash
Fillo me €20/muaj
MË E KËRKUARA Blije njëherë e mirë
€1499 përgjithmonë
  • Licencë e përjetshme — paguan vetëm një herë
  • Instalim & personalizim me brandin tënd
  • Pok & Stripe të konfiguruara gati
  • Njoftimet WhatsApp/Telegram/Email — aktive
  • App-i iOS/Android kur të dalë — i yti
Bëje timin — €1499
FAQ

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

Sa kohë duhet për ta ngritur faqen time?

Zakonisht brenda pak ditësh: na dërgon logon, makinat me foto e çmime, dhe ne e ngremë gati për rezervime.

A punon me domain-in tim ekzistues?

Po — e lidhim me domain-in tënd (p.sh. kompania-jote.al) dhe faqja del me brandin tënd, jo tonin.

Si i marr pagesat?

Direkt në llogarinë tënde përmes Pok ose Stripe. Ne vetëm e konfigurojmë — paratë s'kalojnë kurrë nga ne.

Çfarë përfshin plani €20/muaj?

Gjithçka: sistemin, hosting-un, përditësimet dhe suportin. Pa kosto të fshehura, anulon kur të duash.

Po nëse e blej me €1499?

Sistemi është yti përgjithmonë — pa pagesa mujore për licencën. Ideale nëse e sheh biznesin afatgjatë.

Gati të marrësh më shumë rezervime?

Shkruaj tani në WhatsApp ose merr në telefon — demo live në 5 minuta.

WhatsApp Shiko Demo